Ja shteti që po fiton miliona dollarë duke shitur rërë
Koreja e Veriut akuzohet se po përfiton miliona dollarë, në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare, duke shitur rërë. Analistët e Qendrës për Studime të Avancuara për Mbrojtjen në Uashington thonë se kanë parë dhjetëra anije që lundrojnë në mënyrë misterioze në Korenë komuniste.
Ajo që ata kanë zbuluar ishte një operacion masiv, në të cilin janë përfshirë 279 anije të përdorura për të mbledhur dhe transportuar rërë. Imazhet satelitore tregojnë sasi të mëdha rëre, poshtë të cilave shfaqen mjetet që lëvizin në brigjet detare të qytetit koreanoverior, Haeju.
Ky lloj operacioni shkel sanksionet e Kombeve të Bashkuara të vendosura në 2017, që i ndalon Penianit, eksportimin e tokës dhe gurëve. Hetuesit e OKB-së theksojnë se Koreja e Veriut ka përfituar të paktën 22 milionë dollarë vitin e kaluar duke shitur rërë. Regjimi komunist i udhëhequr nga lideri Kim Jong-un nuk ka komentuar zyrtarisht akuzat, por shpesh i referohet sanksioneve si “akte armiqësore” dhe kundërshton ligjshmërinë e tyre.