Ja si e mashtrojnë shtetin, azilkërkuesit në Suedi
Në Suedi janë kontrolluar 7858 persona azilkërkues. Të gjithë pretendonin se ishin nën 18 vjeç, pasi minorenët kanë shanse më të ulëta të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Por si e përcaktoi shteti suedez moshën e tyre, duke marrë parasysh se këta persona nuk zotërojnë mjete identifikimi.
Thuajse 8 mijë persona iu nënshtruan rrezeve x dhe skanimeve, të cilat më pas u analizuan për të përcaktuar moshën. 6628 prej tyre ishin 18 ose mbi 18 vjeç dhe 112 dyshohet të jenë 18 vjeç.
Në 79% të rasteve shteti suedez e ka konsideruar azilkërkuesin më të madh nga ç’ka pretenduar ai/ajo në fillim. Fëmijët nuk mund të kthehen në vendet e origjinës nëse askush s’mund të kujdeset për ta, ndërsa të rriturit po. Me shumë mundësi, këta persona që kanë gënjyer për moshën do të deportohen./Top Channel/
KOHA JONË SONDAZH

