Jackie Chan: Dënim me vdekje për krimet e drogës

 

Aktori kinez Jackie Chan deklaroi se e mbështet dënimin me vdekje për disa trafikantë droge.

Chan, djali i të cilit është burgosur pikërisht për krime droge, tha se drogërat po lëndojnë mijëra fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Djali 32- vjeçar i Chan, Jaycee, është dënuar me gjashtë muaj burg pasi iu gjet marijuanë në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jackie Chan është ambasador kundër drogës në Kinë dhe Singapor.

Sipas BBC, të dy vendet e kanë vendosur dënimin kapital për trafikun e drogës.

I pyetur për djalin e tij, Chan tha se i vjen turp dhe është i shokuar.

Ai shtoi se tani është më i përqendruar tek i biri.

“Mendoja se ishte i rritur, por tani e di që është akoma djalosh”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?