”Jam i shokuar”, Trump ashpërson tonet ndaj Melonit: Nuk dëshiron të na ndihmojë në luftë, mendova se kishte guxim

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e akuzuar se po shmang mbështetjen ndaj Uashingtonit në një moment të tensionuar ndërkombëtar. Në një bisedë telefonike për ”Corriere della Sera”, Trump u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Melonit, të cilën vetëm një muaj më parë e kishte vlerësuar si një aleate të fortë. Sipas tij, ndryshimi i saj është i papritur dhe i pajustifikuar.

”Ajo nuk do të na ndihmojë në luftë. Jam i shokuar. Mendova se ishte e guximshme, por gabohesha”, deklaroi Trump. Ai tha se Italia nuk po kontribuon as në sigurimin e furnizimeve me naftë dhe as në përballjen me kërcënimin bërthamor që, sipas tij, vjen nga Iran. Duke e cilësuar këtë qasje si të papranueshme, Trump paralajmëroi se një Iran me armë bërthamore do të ishte rrezik i drejtpërdrejtë edhe për Italinë. Ajo thjesht thotë se Italia nuk dëshiron të përfshihet. Edhe pse Italia e merr naftën nga atje, edhe pse Amerika është shumë e rëndësishme për Italinë, ajo nuk mendon se Italia duhet të përfshihet. Ajo mendon se Amerika duhet ta bëjë punën për të”, u shpreh ai.

Kritikat e tij nuk u ndalën vetëm te Italia. Trump sulmoi edhe vendet evropiane në përgjithësi, duke i akuzuar për politika të dështuara në energji dhe emigracion. I pyetur për bashkëpunimin ushtarak me aleatët, ai u shpreh skeptik edhe ndaj NATO. Në të njëjtën linjë kritike, Trump sulmoi edhe Papa Leo për thirrjet e tij për paqe, duke vënë në dyshim njohuritë e tij mbi situatën në Iran. ”Ai nuk e kupton dhe nuk duhet të flasë për luftë, sepse nuk ka idenë se çfarë po ndodh. Ai nuk e kupton që 42,000 protestues u vranë në Iran muajin e kaluar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?