“Jam sëmurë”, Vuçiç flet për gjendjen shëndetësore

Ditën e premte, presidenti i Serbisë u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndëtsore.

Ditën e sotme Vuçiç ka reaguar lidhur me gjendjen e tij duke iu përgjigjur komenteve sipas të cilave një gazetar ishte fajtor për shtrimin e tij në spital.

I pyetur për të komentuar pretendimet se gazetari i N1, Miodrag Sovilj ishte “fajtor” që Vuçiç, u shtrua në spital të premten pasdite dhe se a kishte të drejtë të fajësonte shtypin, ai u përgjigj se shëndeti i tij nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje.

“Gazetari i televizionit tuaj nuk ka lidhje me shëndetin tim. Unë jam i sëmurë kronik”, shtoi Vuçiç. Ai gjithashtu sqaroi se në erdhi në konferencë nën terapi gjatë gjithë ditës dhe se ky nuk është sekret.

“Shëndeti im nuk ka asnjë lidhje me televizionin N1. Këto janë problemet e mia. Për momentin nuk jam në formën më të mirë, por për sa kohë që kam energji do të luftoj”, u shpreh Vuçiç.

SHKARKO APP