Japoni, Shinzo Abe sërish kryeministër, sfidoi rivalët pa nisur gara

Dhjetë ditë pas fitores së partisë Liberal-Demokrate (PLD, e djathtë) në zgjedhjet legjislative të parakohshme, Shinzo Abe u rizgjodh sot kryeministër i Japonisë nga deputetët dhe senatorët e këtij vendi.   Lideri konservator nuk pati rivalë. Abe mori 328 vota nga 470 të shprehura në Dhomën e Ulët dhe 135 nga 240 në Dhomën e Lartë, duke u besuar  për herë të tretë në krye të qeverisë japoneze. Kjo rizgjedhje ishte një formalitet, pasi PLD duke pasur 291 deputetë dhe aleati i tij i qendrës, Nouveau Komeito 35, Abe, partia e të cilit dominon gjithashtu Senatin, bashkoi të gjithë kampin dhe madje mori vota edhe përtej këtij kampi. Ai u përball me katër kandidatë të tjerë, të cilët nuk kishin asnjë mundësi ta sfidonin. I dyti, Katsuya Okada, kandidat i Partisë Demokratike të Japonisë (PDJ, qendra e majtë), mori 73 vota nga deputetët dhe 61 nga senatorët. Shinzo Abe do të formojë qeverinë që prej ditës së sotme duke lënë në post të gjithë ministrat aktualë, me përjashtim të atij të Mbrojtjes. Japonia konsiderohet një ndër vendet më të zhvilluara ekonomike në botë.

SHKARKO APP