Japoni, shtyhet për herë të parë pas 70 vitesh Festivali i Dëborës

Në historinë 70 vjeçare të Festivalit të Dëborës që mbahet çdo vit në Japoni, kjo është hera e parë që shfaqja anulohet.

I njohur ndryshe si Festivali i Saporos, festa që tërheq me miliona turistë përkthehet në kosto të madhe financiare.

Për herë të parë në 70 vjet, Festivali i Dëborës Sapporo, i planifikuar për në Shkurt të 2021, u anulua për shkak të rreziqeve që lidhen me përhapjen e koronavirusit.

Shfaqja vjetore, e organizuar për herë të parë në vitin 1950 në Japoni, është e famshme për ekspozimin e skulpturave të akullit deri në 15 metra të larta.

Prefektura në veriun ekstrem të vendit, Hokkaido, në fakt, tashmë kishte pezulluar fushatën promovuese për turizmin e brendshëm pas rritjes së rasteve të infektimeve në javët e fundit.

Ekspozita e famshme vjetore tërheq deri në dy milion turistë nga Japonia dhe jashtë vendit, duke gjeneruar një qarkullim rreth 65 miliardë jen, e barabartë me 510 milion euro.

Qeveria e Tokios ndërkohë ka kufizuar udhëtimet në të gjithë Japoninë mes 28 dhjetorit dhe 11 janarit, gjatë periudhës më të ngarkuar të vitit.

Në qytetet e Osaka dhe Sapporo, operacioni tregtar ishte ndërprerë për shkak të situatës shqetësuese të pandemisë.

Ndërsa viti 2020 nxori në pah shumë pengesa për organizatorët e festivalit të dëborës.

Për shkak të ngrohjes globale dhe mungesës së reshjve të borës, atyre iu desh “të importonin” dëborë nga qytete të tjera për të krijuar skulptura e famshme.

SHKARKO APP