Japoni, zbulohet një variant i ri i COVID-19
Ministria japoneze e Shëndetësisë njoftoi sot se në Tokio kanë mbërritur 4 persona nga Brazili të infektuar me një variant të ri të COVID-19.
“Të katër udhëtarët, të cilët zbarkuan në aeroportin “Haneda” të Tokios më 2 janar, nga Amazonas, Brazil, u testuan pozitivë pasi kaluan kohën e karantinës në aeroport”, tha Ministria.
“Varianti është i ndryshëm nga ato që janë përhapur tashmë në BM dhe Afrikën e Jugut”, tha Takaji Ëakita, kreu i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, sipas raportimeve të “Kyodo Neës”.
Instituti specifikoi se, aktualisht, nuk ka ende ndonjë provë se varianti i ri është më ngjitës.