Japonia do hetojë videon ku shfaqet vrasja e pengut japonez nga ISIS

Autoritetet japoneze thanë se do të verifikojnë nëse video që pretendon se pengu japonez Haruna Yukawa,  i mbajtur nga terroristët e ISIS është vrarë.

Kabineti qeveritar mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme rreth videos se lëshuar nga ISIS.

Të martën militantët e ISIS kërcënuan se do të vrisnin pengun Yukawa dhe pengun tjetër Kenji Goto nëse Japonia nuk do të paguante 200 mln dollarë brenda 72 orëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri japonez  Shinzo Abe e dënoi videon e fundit duke e quajtur si absurde dhe të pafalshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Video tregon pengun tjetër Goto, i  cili mban një foto ku sipas militantëve është trupi i Haruna Yukawa./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?