Japonia po paguan njerëz që të largohen nga Tokio

Japonia po ofron të paguajë familjet për t’u larguar nga kryeqyteti i saj i mbipopulluar, në një përpjekje për të rigjallëruar qytetet e vogla dhe fshatrat.

Duke filluar nga prilli, familjet në zonën metropolitane të Tokios, do të kenë të drejtë të marrin 1 milion jen (7,700 dollarë) për fëmijë nëse lëvizin në zona më pak të populluara.

Për dekada, njerëzit në të gjithë Japoninë kanë migruar në qendrat e saj urbane duke kërkuar mundësi pune. Tokio është qyteti më i populluar i vendit, me rreth 37 milionë banorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emigrimi i të rinjve nga fshatrat drejt qyteteve të mbushura me njerëz, është një faktor kyç në krizën më të madhe demografike të Japonisë, sipas ekspertëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendi ka luftuar prej kohësh me nivelet e ulëta të lindjeve dhe jetëgjatësinë, dhe ka parë që numri i vdekjeve të jetë më i madh se lindjet në vitet e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?