Javë e rëndësishme për tregjet/Priten të dhëna që të sinjalizojnë nivelin e ngadalësimit

Një ngadalësim i ekonomisë globale dhe recesioni tashmë janë të pashmangshëm, thonë ekspertët, por investitorët janë duke pritur sinjalin më të vogël për të vlerësuar shkallën e dëmit ekonomik nga Covid-19.

Gjatë javës do të dalin një sërë të dhënash me rëndësi për të vlerësuar situatën, packa se vlerësimi do të jetë thjesht paraprak. Në filim të javës priten të dhënat nga indeksi i Markit që do të tregojnë situatën në sektorin e prodhimit dhe atë të shërbimeve, duke treguar një panoramë të qartë për eurozonën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë javës pritet edhe takimi i radhës i Bankës së Anglisë. Aktorët e tregut nuk presin asnjë ndërhyrje nga institucioni. Ditën e mërkurë do të publikohet edhe reporti i Ifo për klimën e biznesit në ekonominë më të madhe të Europës, Gjermaninë.

Të mërkurën priten të dalin të dhënat për inflacionin në Mbretërinë e Bashkuar ndërkohë që po për Mbretërinë pritet fjala e “Fitch” ditën e Premte./scan

SHKARKO APP