Jazidët, varrosen viktimat e ISIS

Komuniteti i jazidëve në Irak ka prehur në dheun e vet mbi 100 pjesëtarë të vrarë nga Shteti Islamik.

Eshtrat e 104 burrave më parë u zbuluan në një varr masiv të groposur që prej gushtit të vitit 2014.

Me mijëra të tjerë u skllavëruan atëkohë, ndërsa gratë u përdhunuan apo u robëruan në Siri nga grupi fundamentalist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 2 mijë fëmijë të rrëmbyer në atë periudhë mësohet se vuajnë ende nga probleme të shëndetit fizik dhe mendor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kombet e Bashkuara thonë se ndaj popullsisë me shumicë kurde u krye gjenocid pse praktikonin një formë të besimit që xhihadistët mendojnë se bie ndesh me doktrinën e islamit.

Pas ofensivës së ISIS-it në 2014-n, besohet se nga gjysmë milionë jazidë që jetonin në Irak u detyruan të arratisen nga vendi.

Edhe pse SHBA-ja deklaroi dy vite më parë për fitoren e betejës ndaj grupit xhihadist, sipas agjencisë së OKB-së kundër terrorizmit, të paktën 10 mijë luftëtarë ithtarë të Shtetit Islamik operojnë ende në mënyrë të fshehtë në Irak dhe në Siri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?