Jeff Bezos shet 5 miliardë dollarë aksione në Amazon

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos tha se do të shesë edhe 25 milionë aksione të tjera në gjigantin e teknologjisë me vlerë 5 miliardë dollarë.

Lajmi vjen pasi vlera e aksioneve të kompanisë arriti një nivel rekord ditën e Marte. Në Shkurt Bezos shiti edhe 8.5 miliardë dollarë aksione të tjera.

Është hera e parë që Bezos shet aksione të Amazon që prej 2021. Aksionet e Amazon janë rritur me 30 përqind këtë vit për shkak të pritshmërive që vinë nga teknologjia AI.

Muajin e kaluar vlera e tregut e Amazon arriti në 2 trilionë dollarë. Megjithatë është ende pas firmave teknologjike si Nvidia, Apple dhe Microsoft ku që të tre kapërcejnë vlerën e 3 trilionë dollarëve.

Bezos u largua nga pozicioni drejtues i Amazon në 2021 dhe aktualisht shërben si kryetar ekzekutiv. Ai themeloi Amazon në 1994 kur interneti ishte ende në hapat e parë.

E filloi si një librari online me koleksionin më të madh në botë të librave elektronikë. Që atëherë Amazon është shndërruar në një prej distributorëve më të mëdhenj në botë dhe shërbimeve cloud.

Pasuria e Bezos sot llogaritet në 214 miliardë dollarë.

SHKARKO APP