“Jelekë-verdhët” në zgjedhjet europiane
Një pjesë e moderuar e lëvizjes anti-qeveritare franceze të njohur si “jelekët e verdhë” do të paraqesin një listë me kandidatë për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian.
Në krye të listës do të jetë Ingrid Levavasër, infermierja 31 vjeçare, e cila që prej fillimit ka qenë një nga figurat më të moderuara dhe luftarake të lëvizjes.
Në deklaratën për mediat shkruhet ndër të tjera se Lëvizja Sociale e qytetarëve që lindi në 17 nëntor 2018 nxorri në pah domosdoshmërinë për të transformuar zemërimin në një projekt politik njerëzor, të aftë për t’i kthyer përgjigje francezëve që mbështesin lëvizjen prej muajsh. Sipas mediave franceze janë rreth 80 kandidatët që janë pjesë e listës.
Por krahu radikal i lëvizjes është kundër dhe thotë se “vota për jelekw-verdhët, është votë për Emmanuel Macron-in”.
KOHA JONË SONDAZH

