“Jemi marrë vesh me NATO-n për Groenlandën”, Trump anulon tarifat ndaj shteteve europiane
Trump ka deklaruar se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt.
Në një postim në Truth Social, ai tha se, bazuar në një “takim shumë produktiv” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ata “kanë formuar kuadrin e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Groenlandën”.
Ai u shpreh: “Kjo zgjidhje, nëse finalizohet, do të jetë një shumë e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjitha vendet e NATO-s.
Bazuar në këtë mirëkuptim, nuk do të vendos tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt. Po zhvillohen diskutime shtesë lidhur me ‘Kupolën e Artë’, ashtu siç lidhet ajo me Groenlandën”.
Trump shtoinse Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special Steve Witkoff dhe persona të tjerë të ndryshëm, sipas nevojës, do të jenë përgjegjës për negociatat. “Do të raportojnë drejtpërdrejt tek unë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shtoi Trump.
KOHA JONË SONDAZH

