“Jemi në “luftë” me zjarret“, kryeministri Mitsotakis: Të prekurit do ti dëmshpërblejmë
Greqia është në luftë të vazhdueshme me flakët. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se do të dëmshpërblehen të gjithë të prekurit, duke theksuar se gjithçka e humbur do të rindërtohet. Ai tha se qeveria aktualisht do të merret vetëm me luftën ndaj zjarrit, duke pasur prioritet shuarjen e flakëve.
“E di shumë mirë që fjalët e mia mund të duken të rëndomta, por janë të sinqerta. Aktualisht jemi në luftë, të fokusuar ekskluzivisht në luftën me zjarrin. Ne do të rindërtojmë atë që kemi humbur. Do të dëmshpërblejmë ata që u goditën”, tha Mitsotakis.
Mitsotakis theksoi se përpjekja e shtetit u njoh nga të gjithë, madje edhe nga turistët, mijëra prej të cilëve u shpëtuan në kuadër të evakuimeve që u bënë në vendbanime dhe njësi hoteliere.