“Jemi të gjithë në rrezik!”, shefi i NATO-s: Moska mund të sulmojë Romën, Amsterdamin ose Londrën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një paralajmërim të fortë në një intervistë për televizionin italian Tg1, duke theksuar rrezikun në rritje që përbën Rusia për sigurinë e vendeve europiane.

“Jemi të gjithë në rrezik. Raketat më të përparuara të Rusisë mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me pesë herë shpejtësinë e zërit”, deklaroi Rutte, duke nënvizuar kapacitetet teknologjike gjithnjë e më të avancuara të ushtrisë ruse.

Ai shtoi se kjo situatë nuk është më një çështje vetëm e vendeve të krahut lindor të NATO-s, por një kërcënim për të gjithë aleancën: “Do të thotë që të gjithë jemi në krahun lindor.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në deklaratën e tij, Rutte përshkroi presidentin rus Vladimir Putin si “kundërshtarin kryesor” dhe “kërcënimin afatgjatë më serioz” për sigurinë kolektive të Perëndimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?