Jep dorëheqjen kreu i diplomacisë pasi gënjeu rreth një takimi me Putin
Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Halbe Zijlstra dha sot dorëheqjen duke pranuar para Dhomës së Ulët të Parlamentit se kishte gënjyer për pjesëmarrjen e tij gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Sot nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç dorëheqjes drejtuar autoritetit më të lartë mbretit”, pohoi ai, mjaft i prekur, duke i dhënë fund polemikës së krijuar, ndërkohë ishte parashikuar në axhendë që ai të nisej disa orë më vonë për një vizitë zyrtare në Rusi./Ata
KOHA JONË SONDAZH

