Jeremiç, kandidat për të marrë në dorë OKB-në

Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç është ndër kandidaturat kryesore për të pasuar Ban Ki Mun në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Ban Ki Mun përfundon mandatin në muajin janar të 2017 dhe procesi për zgjedhjen e pasaardhësit të tij ka nisur. Megjithatë, diplomatët e OKB-së parashikojnë një rrugë të gjatë deri në zgjedhjet e sekretarit të ri për shkak të klimës së tensionuar mes fuqive të mëdha, që pritet të bllokojnë njëra tjetrën në këtë proces.

Jeremiç mori tetë vota “kurajimi” nga 15 vendet e Këshillit të Sigurimit, duke u renditur i dyti. Preferenca e parë është portugezi Antonio Guterres, që siguroi 11 vota “kurajimi” në Këshill.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Treguam që kemi mbështetje të gjerë në Këshillin e Sigurimit dhe Serbia është gati për pozicionin më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare”, do të deklaronte Jeremiç për televizionin shtetëror serb.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por duket se diplomati serb nuk ka siguruar mbështetjen e aleates historike të Serbisë, Rusisë. Në Beograd shkruajnë se Jeremiç mori tri vota “mospajtimi” në Këshillin e Sigurimit dhe besohet se njëra prej tyre është e Moskës, që me gjasa do të vendosë edhe veton për të.

Në vendin e tretë u rendit kandidatura e diplomates argjentinase, Susana Malcorra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?