Jeta në Afganistan para talebanëve (FOTO)

Afganistani nuk ka qenë gjithmonë një vend i përfshirë nga lufta dhe larg kulturës perëndimore. Fotografitë e shkrepura nga Bill Podlich, profesor universiteti amerikan i transferuar në Kabul në vitin 1967, tregojnë jetën e afganëve në vitet ’60, përpara vendosjes së regjimit të talebanëve.

Në fotot me ngjyra, të publikuara nga bashkëshortja e Podlich, shikohen kopshte dhe parqe, gra të veshura me modën perëndimore, mrekulli arkitekturore dhe makina sportive që lëviznin në rrugë të shtruara.

Shumë nga strukturat në foto janë shkatërruar nga më shumë se 30 vite konflikti dhe pushtimi amerikan, pas atentateve të 11 shtatorit 2001, në Nju Jork.

 

SHKARKO APP