Jeta në Kinë ndaloi sërish, por këtë herë për 3 minuta
Jeta në kinë ka ndaluar sërish, por këtë herë për ti bërë homazh viktimave të koronavirusit.
Me lule të bardha në kraharor, Presidenti kinez Xi Jinping dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë i zhvilluan homazhet para godinës së qeverisë në Pekin.
Ngjarja përkoi me festivalin vjetor të Qingming kur miliona familje nderojnë paraardhësit e tyre, ndaj e shtuna e sotme u pagëzua si dita e kujtesës.
Në orën 10, i gjithë populli mbajti 3 minuta heshtje në ndërrim të mbi 3300 personave që humbën jetën nga Covid-19. Flamujt u ulën në gjysmë shtizë, dritat rrugore në zonat urbane u bënë të kuqe, dhe trafiku u ndal për 3 minuta.
Gjatë javëve të fundit, Kina ka lehtësuar masat kufizuese më besimin se e ka vënë nën kontroll pandeminë. Të shtunën vendi raportoi vetëm 19 raste të reja nga 31 që ishin një ditë më herët.