“Jetë gjati nuk bëhet jetë shkurtër”, 101-vjeçari shërohet nga koronavirusi

Një 101-vjeçar që kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, është kthyer në shtëpi nga spitali, pas shërimit të plotë nga sëmundja.

Keith Watson, nga Mbretëria e Bashkuar ishte shtruar në spital për një operim në këmbë, dhe më vonë rezultoi edhe si i infektuar me virus, pas temperaturës së lartë, me të cilën është përballur.

“Menduam më të keqen, por ai është fantastik për moshën që ka”, thanë të afërmit e Watson.

Fotografia e tij me stafin mjekësor është shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale.

SHKARKO APP