“Jezusi mund të lind më herët këtë vit”, Covid-19 ndryshon meshën tradicionale

Në pritje të një vendimi të këshillit të ministrave në Itali për festat e fundvitit, qeveria po diskuton për të arritur në një marrëveshje për meshën tradicionale të Krishtlindjeve në mesnatën e 24 dhe 25 dhjetorit.

Këtë vit për shkak të Covid-19, ashtu siç konfirmon dhe ministri Boccia “Lindja e Jezusit mund të vijë më shpejt”. Kjo edhe sepse nëse në Itali do të lehtësohen disa masat, në varësi të situatës epidemiologjike, ndalimi i qarkullimit pas orës 22:00 do të vazhdojë të jetë në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza shpjegon se në situatën aktuale ku ndodhet vendi, ndalimi i qarkullimit në orën 22:00 është i vlefshëm dhe për meshën e vigjiljes së Krishtlindjeve. “Të ndjekësh meshën, e them si katolik, dy orë përpara, ose ta lindësh fëmijën Jezus dy orë më herët nuk është herezi”, nënvizoi Boccia në një videokonferencë më guvernatorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?