“Jo kamp – Jo kamp”
Policia hungareze ka ndalur një tren në një qytet pranë kufirit austriak duke nxitur kështu frikën në mesin e emigrantëve të cilët u detyruan të shkojnë në kampin më të afërt. Treni ishte nisur nga kryeqyteti, Budapesti, në mëngjesin e të enjtes
Ky tren ishte i pari që u nis pas një bllokade dy ditore nga ana e policisë që ndaloi rreth 3.000 në rrugën e tyre për Bashkimin Evropian, shkruan The Guardian.
Megjithatë treni që u ndalua në Sopron në qytetin Bicske, në kufirin midis Hungarisë dhe Austrisë pati shumë reagime nga emigrantët. Nga dritaret e trenit u dëgjuan fjalët "Jo Kamp, asnjë kamp"!
Fotografët kanë kapur këtë foto ku vërehet një burrë me familjen e tij duke u shtrirë në hekurudha si shenjë proteste për të mos shkuar në kamp. Ai së bashku me familjen e tij po refuzon të shkojë në kamp, transmeton Gazeta Express.