Jo vetëm Greqia/ Turqia kërcënon një tjetër shtet: Mos luani me zjarrin
Jo vetëm me Greqinë. Tensione të larta po shfaqen edhe mes Turqisë dhe Armensisë pas vrasjes të një ushtari azer nga forcat armene gjatë një sulmi ndërkufitar
Ministria turke e Mbrojtjes ka lëshuar një ultimatum të prerë për Erevanin “mos luajni me zjarrin”.
“Armenia, e cila pushtoi në mënyrë të paligjshme Nagorni-Karabakun, tani shkeli armëpushimin në rajonin Tovuz dhe vrau një ushtar heroik të Azerbajxhanit,” thuhet në postimin e ministries turke në Twitter.
Konflikti Azerbajxhan-Armeni:
Konflikti i Nagorno-Karabakhut është një konflikt territorial dhe etnik midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin e kontestueuar të Nagorno-Karabakhut dhe shtatë rajoneve përreth, të cilat kontrollohen de fakto nga Republika e vetë-deklaruar e Artsakh, por janë njohur ndërkombëtarisht si pjesë të Azerbajxhanit.
Konflikti e ka origjinën e tij në fillim të shekullit të 20-të. Nën Bashkimin Sovjetik, Josip Stalin vendosi ta bënte rajonin e Nagorno-Karabakhut një zonë autonome të Azerbajxhanit Sovjetik.
Konflikti i tanishëm filloi në vitin 1988, kur armenët e Karabakut kërkuan që zona në fjalë të transferohej nga Azerbajxhani Sovjetik në Armeninë Sovjetike. Konflikti u përshkallëzua në një luftë në shkallë të gjerë në fillim të viteve ‘90.
Një armëpushim i nënshkruar më 1994 mundësoi dy dekada të stabilitetit relativ, i cili u përkeqësua ndjeshëm së bashku me zhgënjimin në rritje të Azerbajxhanit me status quo-në, në kundërshtim me përpjekjet e Armenisë për ta çimentuar atë.[2] Një përshkallëzim katër ditor në prill 2016 u bë shkelja më vdekjeprurëse e armëpushimit deri më sot. Që atëherë, mundësia e rifillimit të armiqësive të mëdha është rritur shumë.