Johnson: Britania do të shqyrtojë mundësitë nëse Assadi kryen sërish sulm kimik

Britania do të shqyrtojë “mundësitë” me aleatët nëse presidenti sirian, Bashar al-Assad përdor sërish armë kimike kundër popullatës në Siri, mirëpo deri më tash nuk është planifikuar asgjë, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson.

Johnson ka mbështetur vendimin e kryeministres britanike, Theresa May për t’iu bashkuar sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Francës, për të qëlluar bazat e armëve kimike në Siri, duke thënë se ai vendim ka qenë hapi i duhur për të dënuar përdorimin e armëve kimike.

“Ende nuk ka ndonjë propozim në tavolinë për sulmet e ardhshme sepse deri më tash regjimi i Assadit nuk ka qenë aq i pamend për të nisur sulme të reja kimike”, ka thënë ai për BBC-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania më 14 prill kanë nisur sulme të përbashkëta ajrore, pas sulmit të supozuar me armë kimike që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin sirian Duma dhe ka lënë të vdekur dhjetëra persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?