Johnson mbron marrëveshjen e Brexit/ “E vetmja mënyrë për të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian”

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se është penduar për dështimin e arritjes së një prej premtimeve të tij kryesore, për të kaluar Brexit në parlament brenda datës 31 Tetor.

Megjithatë, kryeministri shtoi se marrëveshja që ai ka negociuar me Bashkimin Europian, është e vetmja mënyrë për të nxjerrë Britaninë nga Europa.  Johnson kishte premtuar që kur mori detyrën për të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian, qoftë edhe pa marrëvehsje tregtare, më datë 31 Tetor.   Ndërkohë, deputetët britanik votuan për të vonuar Brexit deri më 31 Janar.

Lideri i liberal demokratëve në Britani, Jo Sëinson, tha për Sky Neës se Johnson duhet të fajësojë veten për premtimin e Brexit me çdo kusht.  Rrugëtimi tejet i vështirë i Britanisë që prej referendumit të vitit 2016 ka sjellë paralajmërime nga bizneset dhe ekonomistët se dalja nga Europa pa një marrëveshje të tranzicionit do të dëmtojë ekonominë.

Mbështetësit e Brexit pa marrëveshje thonë se kjo përbën një mundësi për t’u shkëputur nga rregullat e Bashkimit Europian. Sipas sondazheve, partia konservatore e Johnson ka një avantazh prej 8% ndaj opozitës, përpara zgjedhjeve më 12 Dhjetor.

SHKARKO APP