Jugu i Francës “surprizohet” nga përmbytjet, 5 të vdekur

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e vrullshme në zonën jugore të Audes në Francë. Në pak orë gjatë natës u regjistruan reshje shiu sa në disa muajt të mbledhur së bashku, tha prefekti i qeverisë lokale të hënën.

Helikopterët e shpëtimit po prisnin përmirësimin e motit para se të fillonin operacionet e shpëtimit.  “Ne kemi njerëz të bllokuar në çati. Do të duhet të përdorim helikopterë për t’i evakuuar ata, sepse nuk mund t’i arrijmë me anije, duke pasur parasysh forcën e ujit. Është shumë e rrezikshme, “tha ai.

YouTube player

Ndër zonat më të prekura ishin fshatrat Conques-sur-Orbiel dhe Villardonnel, ku niveli i ujërave kapi dritaret e kateve të para të disa shtëpive. Vërshimet e papritura goditën pa paralajmërim. Të paktën një viktimë u zhduk nga ujërat ndërsa flinte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nivelet e ujit pritet të vazhdojnë të rriten në zonë të hënën, me parashikimin për reshje në pjesën e parë të ditës. Shkollat në zonën Aude u mbyllën dhe banorët u paralajmëruan të qëndronin në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?