Juncker kërkon shtetësi belge për stafin britanik në BE, shqetësime pas BREX-it

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka bërë thirrje Belgjikës që t’i garantojë shtetësi personelit britanik, të cilët kanë shprehur shqetësim për statusin e tyre pas procesit të BREX-it.

Rreth 1,100 shtetas britanikë punojnë për Bashkimin Evropian, në Bruksel dhe Luksemburg.

Juncker i ka bërë thirrje Belgjikës për shtetësinë e këtyre personave dhe i ka kërkuar kryeministrit, Charles Michel, “të tregojë zemergjerësi kur është puna për sigurimin e shtetësisë belge”, për stafin britanik në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur Britania të jetë larguar nga Britania e Madhe në marsin e vitit të ardhshëm, britanikët do të humbin shtetësinë evropiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian janë zotuar se do të mbrojnë të drejtat e qytetarëve pas Brexitit, mirëpo ajo nuk do të thotë se do t’iu garantohet shtetësia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?