Ka kaluar 230 ditë me simptoma të Covid-19, rrëfimi i 42-vjeçares: Ndihem si 70-vjeç
Një grua 42-vjeçare spanjolle nisi të vërente simptomat e para të Covid-19 më 13 mars. Sot, më shumë se 200 ditë më pas, Rosalia i ka ende shqetësimet që sjell coronavirusi.
Në një intervistë për agjencinë EFE, ajo thotë se ndihet si një grua 70-vjeçare. ”Marr çdo ditë ilaçe, nuk mund të punoj, vuaj nga pagjumësia dhe kam frikë për bashkëshortin dhe djalin e vogël që kujdesen për mua”,-tha ajo.
Nga ana tjetër, ajo shpreson që mjekët të arrijnë të gjejnë një ilaç për të mposhtur më në fund virusin. ”Kam provuar trajtime të ndryshme, por asgjë deri tani nuk ka funksionuar. Çdo ditë jam keq, kam 230 ditë radhazi që jam keq, asnjë ditë e mirë”,- thotë më tej Rosalia.