”Ka vepruar si pika e fundit në shishen plot”, shefi i mjekësisë ligjore në Hamburg: Në landin tonë s’ka vdekur asnjë nga COVID-19 pa sëmundje shoqëruese
Shefi i mjekësisë ligjore në Hamburg të Gjermanisë jep të dhëna interesante rreth viktimave në landin e tij.
Sipas Prof. Klaus Püschel, asnjë nga viktimat e shënuara deri më tani në Hamburg nuk ka vdekur pa pa pasur sëmundje shoqëruese.
Püschel thotë se viktimat e derimëtanishme vuanin nga kanceri, sëmundje pulmonale kronike apo ishte duhanpirës të fortë, diabet, sëmundje vasko- koronale.
Pra sipas tij koronavirusi tek pacientët ka vepruar si pika fundit në një shishe të mbushur plot teksa kërkon të qetësojë gjermanët duke i apeluar të mos kenë frikë pasi kjo e fundit është vërtet e dëmshme.
Profesori gjerman shprehet i sigurt se kjo pandemi do kalojë dhe frika qëndron ende pasi nuk ka vaksinë.