Ka vetëm një veshkë dhe diabet, 97-vjeçarja mund Covid-19
Rasti i Jean Boccard, 97 vjeçarja që ka vetëm një veshkë, vuan nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës, dhe gjendet në karrige me rrota pas një dëmtimi në gju që nuk e lejon të ecë, është shëruar nga koronavirusi, po bën xhiron e mediave.
Edhe pse ndodhet në një shtet të Amerikës ku të gjitha vdekjet i përkasin moshave mbi 62 vjeç, në Majemi, Jean ia hodhi dhe rasti i saj po shihet si një mrekulli.
“Askush prej nesh të stafit mjekësor nuk do besonim që do ia dilte. Ajo është personi më i moshuar që i ka shpëtuar sëmundjes në shtetin tonë”, tha Dr. Mike Perl, referuar kartelës së saj klinike.
“Mamaja ime është një grua e fortë dhe e kthjellët. Ajo sheh shumë televizor dhe mund të përsërisë çdo gjë që ka parë në mbrëmje. Këtë do bëjë edhe tani. Do e shpie në shtëpi të mund t’i kthehet rutinës së saj”, shtoi i biri Vincent, teksa e nxori nga spitali.