Kalifornia ndërpret energjinë elektrike për miliona banorë. Shkaku? Zjarret
Kalifornia ka ndërprerë energjinë elektrike për miliona banorë me qëllim që të parandalohet përhapja e zjarreve.
Ndërprerjet nisën të mërkurën kur një kompani energjitike nisi të stakonte energjinë për një numër të paprecedentë shtëpish, përballë motit të nxehtë dhe me erë që rrit rrezikun e zjarreve.
Kompania që njoftoi vendimin, po punon për të parandaluar përsëritjen e katastrofës së nëntorit të shkuar, kur linjat elektrike të dëmtuara nga moti i keq ndikoi në mënyrë të konsiderueshme në zjarrin më vdekjeprurës në Kaliforni, në historinë moderne.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom tha se frustrimi që po ndjejnë kalifornianët është shqetësues por siguria e tyre është prioriteti numër një.
Në ferrin e vitit të shkuar, 86 persona humbën jetën dhe një qytet të quajtur Paradise u shkatërrua thuajse tërësisht. Kompania energjitike PG&E është konsideruar përgjegjësve për dhjetëra zjarre të tjera vitet e fundit. Aktualisht, Kalifornia ndodhet në kulmin e sezonit të zjarreve. Shërbimi kombëtar i motit ka paralajmëruar se situata është ekstremisht kritike për sa i takon zjarreve me motin e thatë, të ngrohtë dhe me erërat që arrijnë shpejtësinë 110 km në orë.