FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kallas: Europa nuk duhet të poshtërojë veten duke kërkuar negociata me Rusinë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas ka deklaruar se Evropa nuk duhet të kërkoj për negociata me Rusinë, por ta vendosë atë në një situatë ku detyrohet të hyjë në dialog të vërtetë paqeje.

Ajo tha se aktualisht nuk ka shenja që Rusia është e gatshme për bisedime serioze, duke theksuar se BE-ja duhet të ketë një qëndrim të unifikuar për kërkesat e saj para çdo dialogu të mundshëm.

Deklaratat e saj u bënë pas një takimi të vendeve Nordike-Baltike, ndërsa ajo njoftoi se ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë më tej qëndrimin ndaj Rusisë në një takim në Qipro, me fokus në përfundimin e luftës në Ukrainë dhe sigurinë evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?