Kaloi dy herë në koma të induktuar gjatë 2019-ës, 21-vjeçarja i është mirënjohëse virusit Covid-19: Më ka shpëtuar jetën

Një histori e pazakontë është bërë publike në këto ‘kohë Covidiane’ nga një qytetare angleze.

Në një kohë kur pothuajse të gjithë përmendin fatkeqësitë që Covid-19 i ka shkaktuar jetës së tyre, 21-vjeçarja Olivia Ibbitson, ndihet falenderuese ndaj virusit pasi sipas saj ai i ka shpëtuar jetën.

Ibbitson shprehet se ajo ka pasur probleme me alkoolin që në moshën 15-vjeçare, duke shtuar në peshë dhe duke jetuar një jetë të varur nga pija.

E reja ndihet falenderuese ndaj Covid-19 pasi karantina dhe mbyllja e bareve ka bërë që ajo të humbasë 30 kg për 9 muaj dhe t’i rikthehet një ushqimi të shëndetshëm.

Në vitin 2019, e reja për pak sa humbi jetën, pasi piu aq shumë sa u helmua nga alkooli dhe qëndroi dy ditë në koma të induktuar.

Është hera e parë që dëgjojmë prej dikujt t’i jetë mirnjohës virusit të rrezikshëm.

“Pija dy shishe verë përpara se të dilja me shoqërinë. E kisha humbur kontrollin dhe përfshihesha në situata të këqija. Kur përfundova në spital, vendosa të mos pi më, por nuk ia arrita qëllimit.

Vazhdoja të pija shumë. Por, karantina ma bëri më të lehtë arritjen e qëllimit tim. Duke qenë se nuk mund të dilja, eliminova alkoolin. Karantina ishte e tmerrshme, por unë vendosa që të përfitoja. Nuk kam pirë alkool që nga data 13 mars”, tregon 21-vjeçarja

SHKARKO APP