Kaloi në fazë rënie,vendi me numrin më të lartë të testimeve Covid-19 fillon lehtësimin e masave
Zvicra është ndër ato shtete që e mori me të lehtë pandeminë globale duke i marrë me vonesë masat ndërkohë që virusi kishte hyrë në Europë.
Në fillim e la në dorë të qytetarëve karantinimin por ma pas ndërhyri shpejt duke u bërë vendi me numrin më të lartë të testimeve në botë.
Zvicra vazhdon të ketë një nga të ashtuquajturat incidencat (numri i rasteve të reja me një sëmundje të caktuar) më të larta në Evropë sa i përket koronavirusit.
Sipas kësaj, sot, e mërkurë, në Zvicër llogaritet që në 100,000 banorë, të ketë 308 njerëz të prekur nga Covid-19, shkruan sda.ch, duke iu referuar të dhënave zyrtare.
Deri më tani, në Zvicër janë kryer gjithsej 202,633 teste për zbulimin e koronavirusit, 15 për qind e të cilave kanë rezultuar pozitive.
Bazuar në shifrat e fundit, autoritetet zvicerane janë të sigurta se përhapja e virusit është stabilizuar ose madje është në fazën e rënies, transmeton albinfo.ch. Javën tjetër, do të shihet më qartë se ku qëndron Zvicra në të vërtetë në këtë epidemi, ka thënë të marten, Patrick Mathys nga BAG.
Këshilli Federal do të vendosë të enjten (nesër, më 16 prill) se cilat nga masat e ndërmarra mbrojtëse mund të zbuten në javët e ardhshme, përcjell albinfo.ch. Do të jetë një zbutje e kujdesshme në mënyrë që numri i infeksioneve të mos rritej përsëri, ka thënë Mathys.
Mendimet e shkencëtarëve se cilat masa mund të zbuteshin të parat, ndryshojnë shumë mes vete.