Kaloi vitet e fundit nëpër gjykata, shuhet në moshën 97 vjeçare miliarderi
Miliarderi amerikan, Sumner Redstone, ka vdekur në moshën 97-vjeçare.
Redstone ka qenë shef ekzekutiv i kompanive Viacom Inc dhe CBS Corporation, por hoqi dorë nga këto pozita në vitin 2016 për shkak të përkeqësimit të shëndetit fizik dhe mendor.
“Babai im e jetoi një jetë të jashtëzakonshme që jo vetëm që e formësoi sektorin e zbavitjes siç e njohim sot, por krijoi një trashëgimi të mahnitshme familjare”, tha përmes një deklarate vajza e të ndjerit, Shari Redstone.
Vitet e fundit të jetës Redstone i kaloi me kundërthënie dhe beteja ligjore, shkruan CNN. Sipas listës më të re të revistës Forbes, pasuria e miliarderit Stone ka vlerën e 4.6 miliardë dollarëve.