”Kam fjetur me 1500 gra”, ministri 71-vjeçar lavdëron organin e tij gjenital
Ministri italian i Kulturës, Vittorio Sgarbi ka shtangur të pranishmit në një konferencë në Romë, teksa nisi t’u referohej femrave me terma nënçmues dhe lavdëroi organin e tij gjenital. 71-vjeçari është thirrur të japë dorëheqjen pasi në videon e bërë virale deklaron se ka fjetur me 1500 gra.
“Unë nuk kam një kalkulator për penisin, kështu që nuk e di. Mund të vlerësoj mesatarisht tre në muaj dhe kur kam qenë aktiv ishte edhe nëntë ose dymbëdhjetë në muaj. Kështu që 1500, minimumi“, pohoi ai.
Sgarbi po ashtu ka shkaktuar zemërim pasi ka përdorur gjuhë mizogjene gjatë fjalës së tij në galerinë e artit. Në video, ai mburret dhe lavdëron penisin e tij si një organ i zgjuar, por pranoi se nuk e dinte numrin e saktë të femrave që shkon pasi nuk ka matës penisi.
Publikimi i videos 45 minuta të gjatë nga La Repubblica, shkaktoi kritika nga politikanët italianë, me partinë e opozitës “Pesë Yjet” e Italisë që bëri thirrje për dorëheqjen e Sgarbit nga qeveria. Ata thanë se komentet e tij ishin seksiste.