“Kam parë ISIS të vrasë. Ja pse pengjet duken të qetë në filmime”
Shumë të qetë duken pengjet, për njerëz që e dinë se pas pak do u pritet koka. Eshtë kjo përshtypja që të krijohet kur sheh videot e tmerrshme të Shtetit Islamik, me ekzekutimet e pengjeve, që nga James Foley, tek Alan Henning.
Ndërkohë që shprehin para telekamerës mesazhet e tyre të lamtumirës, duken të qetë. Dhe një intervistë e dhënë për Sky News tregon arsyen përse.
Televizioni britanik ka intervistuar një burrë, me emrin Saleh, që është identifikuar si ish përkthyes i ISIS. Ai thotë se pengjet i nënshtrohen shumë ekzekutimeve të sajuar, pra të rremë, përpara se të vriten dhe si pasojë, kur janë xhiruar filmimet, ata nuk e kanë ditur që pas pak do të ishin të vdekur.
Ai i ka thënë televizionit britanik se ka ndihmuar Xhon Xhihadistin që t’u japë siguri pengjeve dhe ka konfirmuar identitetin e personit që kryen ekzekutimet, domethënë Mohamed Emvazi, 26 vjec, anglez me origjinë nga Kuvaiti, që ka jetuar në Britaninë e Madhe qysh kur ishte i vogël.
“Mos u shqetëso, asgjë e rrezikshme”, rrëfen ai t’u ketë thënë pengjeve, duke shtuar që ka qenë i pranishëm në ekzekutimin e Kenji Gotos, gazetari japonez që u vra nga ekzekutori i Shtetit Islamik, shkruan bota.al.
“Pas vrasjes, tre apo katër vetë morën trupin e tij. Më pas, Xhihadi Xhon shkoi në një tjetër rrugë”.