Kamikazja e Stambollit, qytetare ruse dhe dy muajshe shtatzënë
Më shumë detaje kanë dalë në dritë në lidhje me jetën dhe lidhjet e mundshme me ISIS të Diana Ramazova, qytetarja ruse, e cila u hodhi veten në erë në një stacion policor në lagjen historike Sultanahmet të Stambollit javën e kaluar, ku u vra një oficer policie dhe u plagos një tjetër.
Sipas gazetës së përditshme Hurriyet, jeta e 18-vjeçares Ramazova ndryshoi pas takimit me Ebu Aluevitsj Edelbijev, një shtetas norvegjez me origjinë çeçene, me të cilin besohet se u njoh në një forum në internet. Gazeta thotë se ajo filloi të mbajë veshur burkën dhe filloi një mënyrë jetese fetare shumë konservatore. Çifti thuhet se u takua në Turqi dhe më vonë besohet se u martuan nga një zyrtar fetar në Turqi apo Siri.
Të dhënat e policisë kufitare turke tregojnë se Ramazova është regjistruar në maj të vitit 2014 në Turqi turiste, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga burri i saj që të ketë kaluar kufirin turk, duke nxitur dyshimet se ai ka hyrë në mënyrë të parregullt.
Hürriyet shkruan më tej se çifti kaloi tre muaj ”muaj mjalti” në Stamboll. Policia është duke kërkuar mes fotografive të Ramazovas dhe Edelbijev të bëra në Turqi dhe Sirisë, duke u përpjekur për të identifikuar nëse çifti ishte në kontakt me një person të tretë, ndërsa jetonte në Stamboll.
Burime të sigurisë norvegjeze dhe asaj turke pohojnë se çifti iku nga Turqia për në Siri korrikun e kaluar, ku ata u bashkuan me radhët e ISIS, duke marrë edhe emrat e luftës Idris dhe Sumeyra. Në tetor, policia antiterror norvegjeze hapi një hetim kundër Edelbijev dhe një prej miqve e tij, pasi ishin të dyshuar se ishin pjesë e ISIS, ndërsa llogaritë e Edelbijev në Norvegji u ngrinë.Në dhjetor, besohet se Edelbijev u vra duke luftuar për ISIS, ndërsa më 26 dhjetor, e veja e tij Diana Ramazova kaloi ilegalisht kufirin sirian për në Turqi. Besohet se ajo shkoi fillimisht në Gaziantep dhe më vonë në Stamboll me taksi.
Mbetet e paqartë nëse ajo ka mbajtur kontakte me militantët e tjerë të ISIS në Turqi dhe se ku i gjeti ajo paratë për udhëtimin me taksi, pothuajse 1250 milje në të gjithë Turqine dhe ku i gjeti ajo dy granata dore që përdori për sulmin në stacionin e policisë në lagjen Sultanahmet.Ajo qëndroi në një hotel në Stamboll deri 6 janar, ku ajo pati kontakt me një grua me origjinë ruse. Diana Ramazova, e cili ishte dy muaj shtatzënë, vdiq gjatë përpjekjes për të shpërthyer granatat në stacionin policor t në pikën më turistike të Stambollit, ku vdiq një polic dhe u plagos një tjetër.
Duke folur për shtypin këtë javë, ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavusoglu, shprehu shqetësim rreth luftëtarëve të ISIS që kthehen në Turqi nga Siria dhe Iraku.
“Një shqetësim i përbashkët për luftëtarët e huaj është: Çfarë do të ndodhë, kur ata të kthehen në vendet e tyre? Ne gjithashtu e kemi këtë shqetësim “, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

