Kamikzaja e Stambollit, qytetare ruse dhe dy muajshe shtatzënë
Sipas gazetës së përditshme Hurriyet, jeta e 18 vjeçares Ramazova ndryshoi pas takimit me Ebu Aluevitsj Edelbijev, një shtetas norvegjez me origjinë çeçene, me të cilin besohet se u njoh në një forum në internet.
Të dhënat e policisë kufitare turke tregojnë se Ramazova është regjistruar në Maj të vitit 2014 në Turqi turiste, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga burri i saj që të ketë kaluar kufirinturk, duke nxitur dyshimet se ai ka hyrë në mënyrë të parregullt.
Burime të sigurisë norvegjeze dhe asaj turke pohojnë se çifti iku nga Turqia për në Sirikorrikun e kaluar, ku ata u bashkuan me radhët e ISIS, duke marrë edhe emrat e luftës Idris dhe Sumeyra. Në tetor, policia anti-terror norvegjeze hapi një hetim kundër Edelbijevdhe një prej miqve e tij, pasi ishin të dyshuar se ishin pjesë e ISIS, ndërsa llogaritë e Edelbijev në Norvegji u ngrinë.
Në dhjetor, besohet se Edelbijev u vra duke luftuar për ISIS, ndërsa më 26 dhjetor, e veja e tij Diana Ramazova kaloi ilegalisht kufirin sirian për në Turqi. Besohet se ajo shkoifillimisht në Gaziantep dhe më vonë në Stamboll me taksi.
Ajo qëndroi në një hotel në Stamboll deri 6 janar, ku ajo pati kontakt me një grua meorigjinë ruse. Diana Ramazova, e cili ishte dy muaj shtatzënë, vdiq gjatë përpjekjes për të shpërthyer granatat në stacionin policor t në pikën më turistike të Stambollit, ku vdiq njëpolic dhe u plagos një tjetër.
Duke folur për shtypin këtë javë, ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavusoglu, shprehushqetësim rreth luftëtarëve të ISIS që kthehen në Turqi nga Siria dhe Iraku.
"Një shqetësim i përbashkët për luftëtarët e huaj është: Çfarë do të ndodhë, kur ata të kthehen në vendet e tyre? Ne gjithashtu e kemi këtë shqetësim ", tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

