Kamioni me 39 kufoma, arrestohet 8 persona në Vietnam
Policia vietnameze ka arrestuar tetë persona në lidhje me rastin e gjetjes së 39 personave të vdekur në kamionin në Essex rreth dy javë më parë.
Autoritetet lokale nuk kanë zbuluar identitetin e të arrestuarve në Nghe An.
Por dyshojnë se janë pjesë e një rrethi përgjegjës për kontrabandimin e vietnamezëve në Britani.
Arrestimet vijnë pasi qeveria vietnameze dënoi fort trafikimin e qenieve njerëzore, duke përshkruar vdekjen e 39 shtetasve nga Vietnami si tragjedi e rëndë humanitare.
“Bazuar nga ajo që do mësojmë nga të dyshuarit, do fillojmë në mënyrë aktive hetime për të luftuar dhe zhdukur këto rrjete trafikantësh që dërgojnë njerëz në mënyrë të paligjshme në Britani,”-tha shefi i policisë Nguyen Huu Cau. “E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të merremi me pasojat e incidentit dhe të ndihmojmë anëtarët e familjeve të marrin trupat.”