Kampionët e “Super Bowl” i injoruan ftesën, Trump: Gjest i pasjellshëm nga ana e tyre
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka anuluar vizitën vjetore në “Shtëpinë e Bardhë” për skuadrën kampione të “Super Bowl”, Philadelphia Eagles pasi shumica e lojtarëve nuk donin të merrnin pjesë.
Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë Trump që në një status në rrjetin social “Twitter” ka theksuar se nuk do të organizohet pritje për skuadrën e Philadelphia, duke prishur kështu trendin që skuadrat kampione të futbollit amerikan bënin vit pas viti.
“Ekipi i futbollit i Philadelphia Eagles u ftua në Shtëpinë e Bardhë. Për fat të keq, vetëm një numër i vogël lojtarësh vendosën të vinin, dhe ne anulojmë ngjarjen. Qëndrimi në dhomat e zhveshjeve gjatë luajtjes së himnit tonë kombëtar është po aq i pasjellshëm për vendin tonë. Na vjen keq!”-thuhet në statusin e Trump.
KOHA JONË SONDAZH

