Kanada, ende nuk ka bum ekonomik nga legalizimi i kanabisit

Qё pej njё viti nё Kanada kanabisi mund tё blihet dhe tё konsumohet legalisht. Pёr shumё sipёrmarrje, kjo u konsiderua si njё biznes fitimprurёs. Por ende ky biznes po has nё probleme.

“Hello Cannabis” nga jashtё bёn reklamё me njё “Hello” tё thjeshtё poshtё njё simboli Smiley. Gati njё orё me makinё larg Torontos nё Hamilton shitet legalisht kabanisi. Ndryshe nga tё ashtuquajturat Coffee-Shops nё Holandё nё dyqanet kanadeze, kanabisi vetёm shitet, por nuk konsumohet. 400 deri nё 700 vetё nga tё gjitha grupmoshat e vizitojnё pёr ditё dyqanin, thotё menaxheri Oliver Coppolino. “Personeli shёrben me tablet pёr t’u shpjeguar klientёve ofertёn”, thotё ai.

Dyqani i tij ёshtё njёri ndёr 50 gjithsej nё tё gjithё shtetin federal tё Ontarios. Kёsisoj njё dyqan ёshtё nё dispozicion tё 300.000 banorёve, nё fakt ky duhej tё ishte biznes fitimprurёs. “Kёrkesa pёr produktet e kanabisit ёshtё e madhe. Ne kemi njё problem me furnizimin. Produktet mё tё mira nё tё shumtёn e rasteve shiten shumё shpejt”, thotё Coppolino.

Qё nё vitin 2001 pёrdorimi i kanabisit ёshtё i lejuar pёr qёllime mjekёsore. Nga tetori i vitit tё kaluar Kanadaja ёshtё vendi i parё industrial qё ka lejuar legalisht edhe konsumin privat tё kanabisit. Pёrdorimi ёshtё i kufizuar nё 30 gram pёr person. Edhe mё parё Kanadaja ishte vendi me konsumin mё tё lartё pёr frymё tё marihuanёs nё mbarё botёn. Tregu ilegal llogitet me njё xhiro prej rreth katёr miliardё euro.

“Nё kёtё degё tё tregtisё mbizotёron mentaliteti i etheve tё arit. E gjithё bursa ёshtё bёrё si e marrё pas kanabisit”, shpjegon Mark Rendell. Gazetari ekonomik prej njё viti e gjysmё hulumton degёn e kanabisit nё Kanada dhe raporton pёr gazetёn The Globe and the Mail. “Nuk ndodh shpesh qё ne tё jemi kryesues nё ndonjё degё. Por pёr shkak tё legalizimit tek nё tani ёshtё shumё mё e lehtё se nё vende tё tjera qё tё financosh kanabisin pёrmes bankave dhe nё bursё”, thotё Mark Rendell.

Qё para legalizimit njё sёrё ndёrmarrjesh u futёn nё bursё dhe kёsisoj grumbulluan para. Kjo ishte pёr njё kohё tё gjatё njё sipёrmarrje me rrezik, sepse nё qershor 2018 legalizimi ishte vetёm njё premtim qё kryeministri Justin Trudeau u bёri zgjedhёsve. Nё fund u arrit njё kompromis mes shumё forcave politike. Kjo vёrehet tani edhe nё ligj. Eshtё qeveria qendrore qё vendos nё kryeqytetin Otava pёr licencat e prodhimit pёr sipёrmarrjet – qeveritё e krahinave nga ana tjetёr vendosin pёr formёn e shitjes sё lejueshme tё kanabisit. E nё kёtё mёnyrё disa krahina janё mё tё suksesshme se tё tjerat.

Nё Ontario autoritetet kanё pritur shumё gjatё pёr dhёnien e licencave pёr dyqanet e kanabisit, vё nё dukje gazetari Rendell. Por edhe me licencat pёr prodhimin ka ngecje. Kёtyre u shtohet edhe fakti, qё sipёrmarrjet me licencё nuk furnizojnё atё qё kanё premtuar. “Ato ndёrtojnё sera gjigante kultivimi, por kanabisi asnjёherё nuk ёshtё kultivuar kёshtu, ndaj ka rreziqe.” Njё ndёr to ёshtё mungesa e tё korrave dhe problemet e cilёsisё”, shpjegon Rendell.

Sipas tё dhёnave tё fundit tё autoritetit kanadez tё statistikave dei tani ёshtё legalizuar vetёm 20 pёrqind e tregut ilegal. Disa qindra ndёrmarrje ndodhen aktualisht nё listёn e pritjes pёr njё licencё pёr kultivimin.

Nisur nga legalizimi nё Kanada gazetari Mark Rendell ёshtё i zhgёnjyer prej prodhuesve. “Shumё prej tyre kanё premtuar nё mёnyrё tё ekzagjeruar pёr tё grumbulluar para prej depozituesve, shumё kanё publikuar deklarata tё njёpasnjёshme shtypi. “Por mё pas shoku ishte i madh, kur doli qartё nё pah, se sa pak mund tё realizonin ato nga premtimet e dhёna.” Ai parashikon se do tё duhen edhe tre vjet derisa tё harmonizohet oferta dhe kёrkesa nё Kanada.

Pёr koncernet me orientim ndёrkombёtar tё kanabisit do tё jetё vendimtare, nёse do tё ketё sukses legalizimi nё Kanada. A do tё arrihet qё tё shmanget tregu ilegal? A do tё arrihet qё shifrat e konsumit tё mos rriten dhe qё tё rinjtё tё mos konusmojnё mё kanabis? Nёse po, atёherё parashikimi i Kanadasё do tё dalё dhe legalizimi kanadez do tё bёhet model. Por njё vit pas legalizmit ende nuk mund t’u jepet pёrgjigje kёtyre pyetjeve./DW/

SHKARKO APP