Kanada, mjekët protestojnë kundër rritjes së pagave

Në Quebec të Kanadasë janë mbledhur 700 firma në një peticion për t’i kërkuar qeverisë që paratë që do shpenzoheshin për rritjen e pagave të mjekëve, të shpenzohen në fushën e shëndetit publik dhe të garantohet një shërbim i mirë dhe të sigurohen kura për të cilat ka nevojë komuniteti.-shkruan tgcom.it

700 vetë, ndër të cilët mjekë, specialistë dhe studentë të mjekësisë në Kanada firmosën peticionin kundër rritjes së rrogave nga ana e qeverisë mbi dëmet personale të mjekëve, të cilët mendojnë që duhet investim në infrastrukturë të shërbimit publik shëndetësor.

Në protestë kërkohet edhe që shumat që do shkonin për rritjen e pagave të mjekëve, të shpërndahen në sektorin e shëndetësisë për promovimin e shëndetit dhe plotësimin e nevojave të pacientëve, në mënyrë që këto gjëra të mos rëndojnë mbi punonjësit e këtij shërbimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për mjekët, rritja e pagave, është një manovër e qeverisë që  të shkurtojë personel në radhët e infermierëve dhe të punësuarëve të tjerë që kanë mbingarkesë pune dhe duhet të paguajnë më shumë për shërbimet e ofruara.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këto rritje pagash janë akoma më keq, pasi infermierët, punonjësit dhe të tjerë të punësuar profesionistë përballen me kushte pune shumë të vështira, ndërkohë që pacientët tani përballen  me mungesë shërbimi për shkak të shkurtimeve të viteve të fundit dhe centralizimit të fuqisë në Ministrinë e Shëndetit”-shkruhet në peticion. “E vetmja gjë që duket se është e pa prekur nga shkurtimet është shpërblimi ynë”-përfundojnë mjekët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?