Kancelari gjerman: Lufta do të përfundojë me anëtarësimin e Ukrainës në BE

Disa ditë pasi deklaroi se fundi i imperializmit të Putinit është afër, Scholz vuri në dukje se “kapitulli i hidhur i historisë së kontinentit tonë do të përfundojë me anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian”.

Duke folur në një event për 160 vjetorin e themelimit të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë, Scholz theksoi se SPD duhet të qëndrojë pranë Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë, pasi fakti që parimet kundër dhunës mbeten në fuqi, paprekshmëria e kufijve, integriteti territorial i shteteve dhe e drejta e popujve për vetëvendosje janë pjesërisht edhe për shkak të trashëgimisë politike.

“Ne socialdemokratët mbështesim fuqimisht të gjitha këto parime,” tha Scholz, duke iu referuar debatit brenda socialdemokratëve mbi qëndrimin e tyre ndaj Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?