Kancelari gjerman thirrje Putinit: Kufijtë nuk duhet të ndryshohen përmes përdorimit të dhunës

Lufta ruse në Ukrainë është në ditën e 68 dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin, që t’i japë fund pushtimit në Ukrainë dhe vrasjeve që po ndodhin në shumë vende.

“Është e rëndësishme të arrijmë një të ardhme më të mirë së bashku, jo duke bërë luftëra kundër njëri-tjetrit, por duke bërë të mundur zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e përbashkët”.

Po ashtu mësohet se kancelari gjerman i bëri thirrje Putinit që të tërheqë trupat e tij nga Ukraina, duke theksuar se kufijtë nuk duhet të ndryshohen përmes përdorimit të dhunës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?