Kancelari i tretë austriak brenda tre muajsh, betohet Karl Nehammer
Ish-ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer është betuar më 6 dhjetor në postin e kancelarit të ri. Nehammer është kancelari i tretë austriak brenda tre muajsh pasi akuzat për korrupsion tronditën Partinë Popullore, të cilës i takon.
Kancelari paraprak austriak, Alexander Schallenberg dha dorëheqje më 2 dhjetor pasi paraardhësi i tij dhe aleati i afërt, Sebastian Kurz njoftoi se po tërhiqet nga politika dhe Partia Popullore pas skandaleve me korrupsion.
Më 3 dhjetor, partia nominoi Nehammerin, 49-vjeçar për kancelar dhe kryetar të partisë.