Kancelari Scholz: Ukraina i përket familjes europiane, kemi pritur 800 mijë refugjatë

Kancelari gjerman Olaf Scholz nga konferenca për shtyp në Kiev me presidentin ukrainas Zelensky, tha se ka ardhur me një mesazh mjaft të qartë: Ukraina i përket familjes europiane.

Scholz shton se Gjermania do të mbështesë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE. Kancelari gjerman ka thënë gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa do të ketë nevojë për ndihmë.

Po ashtu kancelari nënvizoi edhe se Gjermania ka pranuar 800,000 refugjatë ukrainas teksa ka shtuar se Gjermania po e mbështet Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht.

SHKARKO APP