Kancelarja Merkel në DW: Për Korenë e Veriut “çdo lloj zgjidhjeje ushtarake absolutisht e papërshtatshme”

Kancelarja Merkel thotë në intervistë ekskluzive për DW se përpjekjet diplomatike për Korenë e Veriut duhen çuar përpara me këmbëngulje. Qeveria gjermane mendon ndryshe nga Presidenti amerikan për opsionin ushtarak. Në një intervistë ekskluzive me Deutsche Wellen, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel nuk e mbështet kërcënimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump për Korenë e Veriut. Kryeredaktores së Deutsche Welles, Ines Pohl, ajo ndër të tjera i tha:

“Unë jam kundër një kërcënimi të tillë. Dhe më duhet të them për vete e për Qeverinë Federale edhe se: “Ne e quajmë çdo lloj zgjidhjeje ushtarake absolutisht të papërshtatshme dhe mbështesim përpjekjet diplomatike”. Ato duhen çuar përpara me këmbëngulje. Për mendimin tim, në këtë kuadër edhe sanksionet dhe vënia në jetë e këtyre sanksioneve janë përgjigjia e duhur. Por gjithçka tjetër në lidhje me Korenë e Veriut e konsideroj të gabuar. Dhe prandaj këtu kemi qartësisht mendime të ndryshme nga ato të Presidentit amerikan.”

Deutschland wählt DW Interview mit Angela Merkel (DW)

Më tej, kancelarja Merkel shprehet në intervistën që i dha DW:

“Ndonëse është tepër larg si distancë nga Gjermania, kemi të bëjmë me një konflikt që na prek edhe ne. “Prandaj unë jam e gatshme – i gatshëm është edhe ministri i Jashtëm – që të marrim përgjegjësi këtu. Ne ishim bashkënegociatorë edhe në Marrëveshjen me Iranin, që e quaj të drejtë – ishte dhe është më mirë që të kesh, se të mos kesh marrëveshje. Kjo punë zgjati vite, por në fund i kufizoi mundësitë e Iranit për armatim bërthamor. Dhe këtë rrugë – ose një rrugë të ngjashme – duhet të ndjekim natyrisht edhe me Rusinë, me Kinën, së bashku me SHBA, edhe në këtë rastin e Koresë së Veriut.”

SHKARKO APP